“Situata në Kosovë e rrezikshme”, Rama: Veriu mund të kthehet në vatër zjarri

11 Korrik 2023 | 18:15

Kryeministri Edi Rama gjendet në Vilnius të Lituanisë ku mbahet Samiti i NATO-s, ku zhvilloi një bashkëbisedim me eksperten e qendrës evropiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave te përbashkëta.

Rama foli lidhur me situatën në Kosovë, duke theksuar se ajo që po ndodh në veri është shumë e rrezikshme dhe mund të shkojë deri në përhapje të konfliktit në rajon.

Sipas tij, ndërsa BE mban dialogun me Prishtinën dhe Beogradin, në veri të Kosovës janë formuar grupe ekstreme që paraqesin rrezikshmëri.

“Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, tha Rama.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026