Rama në Samitin e NATO-s: Hapëm dyert për MEK, por jo që të sulmojnë Iranin

11 Korrik 2023 | 17:50

Kryeministri Edi Rama gjendet në Vilnius të Lituanisë ku mbahet Samiti i NATO-s, ku zhvilloi një bashkëbisedim me eksperten e qendrës evropiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta.

Rama foli lidhur me rrezikun nga sulmet kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë.

Ai tha se në bazë të marrëveshjes, Shqipëria hapi dyert për opozitën iraniane që ata të jenë të sigurt, jo që të sulmojnë nga Shqipëria, Iranin.

“Ne na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK, ndryshe do të ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran, na u kërkua që të shpëtojmë jetën e tyre. Shqiptarët e kanë në AND-në e tyre të shpëtojnë jetën e të tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë, se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt, dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin. Ne u prekëm nga sulmet kibernetike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë për të forcuar sigurinë kibernetike”, – tha Rama.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026