Valter Bamit nuk i gjendet arma sportive, policia sërish kontrolle në Nikël

13 Korrik 2023 | 14:55

Hetimet e Prokurorisë për atentatin në fshatin Larushk ndaj Gentian Bejtjas, ngjarje ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën 2 fëmijë të mitur, rikthejnë kontrollet e policisë në Nikël.

Të mërkurën oficerë të Policisë Gjyqsore kanë mbërritur në banesën e Valter Bamit për të ushtruar kontrolle për gjetjen e pistoletës sportive, por nuk e kanë gjetur dot. Avokati i 37 vjeçarit, lir Murati, e quan të papranueshëm këtë, pasi nuk është vënë në dijeni as i arrestuari dhe as vetë ai.

Megjithatë Ilir Murati shpreh vullnetin e klientit të tij për të shkuar në banesë së bashku me policinë, në mënyrë që t’i tregojë vendin ku ka lënë pistoletën, pasi armën ai e mban në një vend të posaçëm në mënyrë që të mos bie në duart e fëmijëve.

Teksa kritikon kontrollet e policisë që janë kryer pa njoftim duke trembur familjarët, avokati gjithashtu bën me dije se prokurorisë i është vënë në dispozicion edhe leja e armës sportive, me të cilin pretendon se klienti i tij bën qitje herë pas here.

Sipas avokatit, dyshimet ndaj klientit nuk qëndrojnë edhe për faktin se Valter Bami ka lidhje familjare me të ndjerin Ramazan Sino, dhe në kohën kur ka ndodhur atentati, klienti i tij ka qenë në banesë, gjë e cila vërtetohet nga pamjet e kamerave të sigurisë të ruajtura në telefonin e tij, që i janë vënë në dispozicion prokurorisë.

Pasi të gjendet arma sportive, pritet ekspertiza nëse baruti që rezulton në dorën e Valter Bamit ka dalë nga kjo armë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026