Kievi në pritje të armëve, ushtarët ukrainas mirëpresin pajisjen me bomba thërrmuese

13 Korrik 2023 | 18:46

Ndërsa kundërofensiva ukrainase vazhdon, trupat e Kievit po përdorin gjithnjë e më shumë armë perëndimore, edhe pse shumica e luftimeve kryhet me pajisje të epokës sovjetike. Premtimi i NATO-s për më shumë armë është mirëpritur, por trupat në vijën e frontit i kërkojnë ato tani.

“Mendoj se vendet që na dhanë armatimet e kanë parë që ne kemi mësuar t’i përdorim ato, në përputhje me stërvitjen tonë në terren. Rrjedhimisht, ato do të na ndihmonin shumë dhe ne do ndihmonim njëri-tjetrin”, thotw Volodymir, ushtar ukrainas.

Vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë bomba thërrmuese Ukrainës u kundërshtua nga disa aleatë, por oficerët ukrainas thonë se ato janë jetike për kundërofensivën.

“Mendoj se është e drejtë që të përdorim të gjitha llojet e armëve për t’u mbrojtur. Ne nuk po luftojmë në territorin e tyre, por po mbrojmë territorin tonë, të cilin duam ta çlirojmë. Ne duam ta dëbojmë të keqen dhe t’i lëmë ata të bëjnë ç’të duan në tokën e tyre”, shprehet Igor, oficer ukrainas.

Analistët thonë se impakti real i armatimeve perëndimore nuk do të shihet derisa Ukraina të angazhojë pjesën dërrmuese të rezervistëve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026