Energji nga lëvizja e njerëzve, ideja inovative furnizon me rrymë metronë e Parisit
Kryeqyteti i Francës ka prodhuar energji të pastër nga udhëtarët e metrove. Kompania e energjisë IBERDROLA konvertoi 6 portat hyrëse rrotulluese të Metrosë Miromesnil në mini-turbina.
Turbinat konvertojnë lëvizjen e qytetarëve në energji të gjelbër. 27 000 njerëz përdorën hyrjet në metro dhe si rrjedhojë çdo udhëtar prodhoi 0.2 vat energji. Në këtë metro çdo vit udhëtojnë 1.5 miliardë qytetar në vit. Llogaritet se kjo teknologji mund të prodhojë 136 Mw në vit.
Energjia e prodhuar është mjaftueshme për të furnizuar një linjë të tërë të metrosë. Kjo teknologji do të kursente 30.000 tonë emetime CO2 çdo vit.
Turbinat u projektuan nga studentët e shkollës franceze të inxhinierisë Junia. Ata printuan nëpërmjet teknologjisë 3D hyrjet e kontrollit në formën e turbinave të erës duke përdorur një material biodegradues të bërë nga amidoni i misrit.
IBERDROLA thotë se synimi i tyre ishte të nxiste vetëdijen e publikut për kalimin në energjinë e ripërtëritshme dhe sfidat që ne përballim në arritjen e kësaj.
Kapaciteti global i energjisë së ripërtëritshme u rrit për rreth 10% vitin e kaluar, por ka nevojë të rritet 3 herë më shpejt deri në vitin 2030, nëse duam të kufizojmë ngrohjen globale në 1.5 gradë celsius ose më pak.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj