Deputetë të opozitës në dosjen “Ahmetaj”? Vasili: Të shkojnë ku kanë vendin…
Deputeti i Partisë së lirisë, Petrit Vasili ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania për të folur për çështjen e Arben Ahmetaj.
I pyetur nëse në dosjen e ish-zëvendës kryeministrit Ahmetaj janë të përfshirë edhe deputetë të opozitës, Vasili tha se nëse ka duhet që drejtësia të veprojë e ata të shkojnë “ku kanë vendin”, pasi sipas tij paratë e shqiptarëve ndërkohë po vazhdojnë të ikin nëpër “off shore” dhe po bëhen gjithnjë e më të pamundura për t’u kthyer.
“Kushdo që të përmendet të shkojë atje ku e ka vendin. Këta janë përmendur nga SPAK-u vetë. Në qoftë se kanë t’i nxjerrin. Ti nxjerrin dokumentet, ne si opozitë, ne si forcë politike, por edhe partia demokratike apo Nisma Thurje të nxjerrin gjithë dokumentet që kanë mundur të zbulojnë në emër të drejtësisë.
Të shkojë puna deri në fund, se unë kam një problem tjetër, paratë po ikin, po zhduken nëpër “off shore”, po bëhen të pamundura për t’u kthyer, jemi vjedhur, ti unë dhe gjithë të tjerët. Sa më shumë vonon, aq më i parikuperueshëm bëhet dëmi”,-tha deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
LEXONI GJTIHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit