Para të padeklaruara në këmbim të kriptomonedhave, në kërkim 48-vjeçari nga Kosova

15 Korrik 2023 | 11:35

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim administratorin e një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofola virtualë dhe anasjelltas. Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti.

60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme janë sekuestruar si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro.

“Shtetasi R. N., 48 vjeç, banues në Kosovë administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B. 22 vjeç, banues në Tiranë. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofola virtualë dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompetente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.  Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjuterë, 1 laptop, dhe një aparat celular”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026