Tetë të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

3 Janar 2021 | 18:18

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën tetë pacientë nga Covid-19, ndërsa nga 1525 teste të kryera, 237 prej tyre janë konfirmuar pozitivë. Të dhënat janë bërë publike nga ana e Ministrisë së  Shëndetësisë.

Sipas saj, në orët e fundit listës së të shëruarve i janë shtuar 460 pacientë, çka tregon se situata në vendin fqinj paraqitet më e qëndrueshme. 

 

 

Rastet pozitive:

Shkup 123

Kumanovë 15

Dibër 1

Shtip 4

Prilep 8

 Tetovë 7

 Strugë 11

 Veles 5

 Manastir 5

 Ohër 13

 Kvadar 11

 Gjevgjeli 6

 Strumicë 5

 Kriva Pallankë 3

 Radovish 2

 Koçanë 3

 Probishtip 1

 Demir Hisar 1

 Berovë 2

 Vinicë 1

 Sveti Nikollë 1

 Kërçovë 2

 Resnjë 1

 Negotinë 6.

Në të gjithë vendin raportohen 2530 viktima në total si pasojë e coronavirus. Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë masat e diktuara kundër Covid-19 si dhe të shmangin grumbullimet masive.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i epidemisë ka arritur në 84.024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026