18 vjet Gjirokastra në UNESCO
18 vjetori i përfshirjes së qytetit të Gjirokastrës në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO është kremtuar me një sërë aktivitetesh në qytetin e gurtë.
Në 15 korrik 2005 Gjirokastra do të bëhej pjesë e vlerave botërore të listuara nga UNESCO duke e bërë një datë të veçantë për promovimin dhe rijetëzimin e elementëve ndërtimore dhe arkitektonike të saj. Në ekspozitat fotografike të çelura mbrëmjen e së premtes janë prezantuar vlerat muzeale të papërsëritshme të Gjirokastrës së gurtë.
“Në kuadër të 18 vjetorit të përfshirjes së Gjirokastrës në UNESCO Bashkia Gjirokastër ka organizuar aktivitetet ” Guri dhe druri” simbolika që karakterizojnë qytetin tonë. Në kuadër të këtij aktiviteti kemi organizuar ekspozita fotografike të gurgdhendësve dhe drugdhendësve. Këto ekspozita janë paraqitur në ambientet e Obeliskut dhe Pazarit karakteristik” –tha Ervina Saliaj, përgjegjëse e turizimit në Gjirokastër.
Tashmë vlerat ndërtimore të Gjirokastrës tërheqin edhe një numër në rritje të turistëve duke u kthyer në resurse të rëndësishme për nxitjen e ekonomisë lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta