Bllokimi i mjeteve, policia: Ka filluar lëvizja e turistëve në liqenin e Komanit
Banorët e Komanit kanë bllokuar mëngjesin e së shtunës tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste pas bllokimit të mjeteve të tyre lundruese.
Në lidhje me këtë ka reaguar dhe policia e cila përmes një njoftimi për mediat tha se edhe sot ka vijuar monitorimi në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve dhe të përmbushjes së kritereve të sigurisë (pajisjen e pasagjerëve me jelekë shpëtimi), të mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, si dhe për marrjen e masave penale dhe administrative ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre mjeteve, që kapen në paligjshmëri.
Pas një komunikimi me banorët nga përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.
Banorët e zonët kanë filluar të aplikojnë menjëherë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të çertifikuar mjetet lundruese dhe pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës si dhe marrjen e masave të tjera të sigurisë me qëllim kryerjen e sigurtë të aktivitetit të lundrimit për sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve.
Blutë bëjnë me dije se deri në këto momente janë pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me dokumentacion 3 mjete lundruese dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë , që iu bllokuan mjetet lundruese gjatë operacionit.
Policia e Shtetit thekson edhe një herë se ky operacion ka për qëllim të vetëm sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten