Çerkini: Turp që s’u jepni një pagë minimale atyre që kanë luftuar për liri

15 Korrik 2023 | 18:53

Kryetari i Qendrës Burimore për Personat e Pagjetur, Bajram Çerkini, ishte i pranishëm në protestën e mbajtur nga Veteranët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej” të Prishtinës.

Veteranët e UÇK-së kundërshtojnë miratimin e ligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.

Në fjalën e tij ai tha se deputetëve duhet t’u vijë turp që nuk ngrenë dorën në parlament për dhënien e pagës minimale për atë persona të cilët kanë luftuar për liri.

“A ju vjen marre, a iu ka ardh gjynah në parlament mos me e çu dorën për një pagë mesatare të Republikës së Kosovës njeriu që ka dalë ta japë jetën për liri. Nuk ka askund në botë më marre. Unë nga shpirti po them lus të gjithë ta dini se çka është liria dhe çka kemi dhënë, s’ka shtëpi që s’ka dhënë gjak për këtë liri”, u shpreh tutje ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Dirk Schübel është emëruar Përfaqësues i ri Special i Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat...
12:44 | 13/07/2026