English

Pse u tërhoq Kurti? Analisti: Nuk kishte rrugë tjetër, sanksionet ishin serioze

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti Shkëlqen Maliqi ishte i ftuar këtë të shtunë në studion e Euronews Albania ku foli në lidhje me situatën e tensioneve në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Tërheqjen e policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri, Maliqi e cilësoi si të ndikuar drejtëpërdrejtë nga sanksionet e Perëndimit. Ai shtoi se Kurti u tërhoq dhe pranoi planin për shtensionimin e situatës pasi pa se Kosova po izolohoej dhe kishte një ndërprerje të kontakteve dhe ndihmave nga aleatët.

“Këtë herë nuk ka patur rrugë tjetër. Ka patur për herë të parë ndëshkime dhe kërcënime tepër serioze me ndërprejen e kontakteve dhe të ndihmave. Kosova po izolohej. Kjo lloj loje që Kurti ndërmerrte masa të njëanshme pa u konsultuar me të huajt, ishte përsëritur në disa faza. Ka qenë si një lojë me nivele. Shkon me i zgjidh vetë problmet, serbët rebelohen dhe u krijua një vakum i sigurisë i panevojshëm. Serbët dalolën nga institucionet, ndërsa paralajmërimi i Escobar ka qenë që “na jepni dhe një vit kohë që të zgjidhim çështjen e statutit”, tha Maliqi.

Analisti theksoi gjithashtu se varësia ndërkombëtare e ka mjaft të qartë që shkaktare e krizës në kosovë është edhe Serbia.

“Varësia ndërkombëtare është e qartë që edhe Serbia është shkaktare e krizës, llogarit dhe këtu bojkotin e zgjedhjeve pas një koordinimi mes Beogradit dhe Listës Serbe. Por në pikturën më të gjerë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Ballkani Perëndimor ka mbetur si një zonë që SHBA dhe BE duan të sigurojnë një rajon të paqtë dhe nuk duan përhapje të konfliktit”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×