“3.4 miliard € jashtë sistemit bankar”, Zekja: Situata u ka dalë jashtë kontrollit
Florjan Zekja përfaqësues i shoqatës së eksportuesve ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ku foli për ndikimin e rënies së euros në tregun shqiptar.
Ai tha se faktet po tregojnë se as Banka e Shqipërisë nuk po mundtet ta normalizojë dot situatën dhe shtoi se duket se atyre që monitorojnë dhe drejtojnë ekonominë shqiptare, u ka dalë situata jashtë kontrollit
“Nga të dhënat në pikat e ‘exchange’ janë këmbyer 8 miliardë euro. Guvernatori dhe Ministria e Financave e pranojnë që jashtë sistemit bankar janë 3.4 miliard euro që nuk i kontrollojnë, nuk është se janë të pista apo të pa pista, banka e Shqipërisë ka blerë 120 milionë euro, do shkojë deri në 220, por nuk ka pasur asnjë ndikim.
Faktet janë kokëforte dhe nuk është as banka që mund ta normalizojë, për mendimin tim situata i ka ikur nga duart. Atyre që monitorojnë dhe drejtojnë ekonominë shqiptare, u ka ikur situata jashtë kontrollit”,-tha Florjan Zekja.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha