“Eksportuesit në emergjencë kombëtare”, Çoçoli: Qeveria duhet t’i ndihmojë

16 Korrik 2023 | 21:23

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth rënies së euros, e cila duket se po afrohet gjithnjë e më shumë me monedhën tonë.

Çoçoli tha se kjo i ka vënë eksportuesit në një emergjencë kombëtare dhe se qeveria duhet t’i ndihmojë ata.

“Ne jemi në një situatë emergjente me një sektor që e kemi shumë të rëndësishëm që duhet ta ruajmë me xhelozi dhe përparësi, sektorin e eksportuesve. Nëse flasim në kuadër të ekonomisë pa hequr hallet e eksportuesve që janë në humbje neto shumë të fortë, banka jonë qendrore do masë dhe do mbajë inflacionin.

Kjo është detyra e bankës në Shqipëri, ka ekuilibër shumë të brishtë që po përpiqet ta mbajë në betejën me inflacionin. Qeveria është ajo që ka edhe gurin edhe arrën, një taksë e jashtëzakonshme për importuesit që nuk eksportojnë mund të ndihmonte. Qeveria ka shumë mundësi të ndihmojë eksportuesit”,-tha eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026