Akord kundër emigracionit, BE marrëveshje me Tunizinë për frenimin e azilkërkuesve

17 Korrik 2023 | 16:32

Bashkimi Evropian dhe Tunizia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës” për energjinë e rinovueshme, zhvillimin ekonomik dhe emigracionin e paligjshëm.

Tunizia është një pikë nisjeje për dhjetëra mijëra emigrantë që kalojnë Mesdheun për të arritur Evropën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mirëpriti marrëveshjen që sipas saj synon të investojë dhe ndajë prosperitetin.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri holandez Mark Rutte shoqëruan Von der Leyen në Tunizi, një muaj nga vizita e tyre e parë, gjatë të cilës propozuan këtë partneritet.

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara në përballjen me krizën e emigracionit, në një mënyrë të integruar”, deklaroi Meloni, e cila ftoi presidentin tunizian në një samit mbi fenomenin që do të mbahet të dielën e ardhshme në Romë.

Nga ana e tij, Rutte u shpreh se nga marrëveshja do të përfitojnë si Bashkimi Evropian edhe populli tunizian, duke qenë se BE është partneri kryesor tregtar i Tunizisë.

Akordi përfshin lëvrimin e 105 milionë eurove për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe 150 milionë të tjerë në formë ndihme buxhetore, në një kohë kur Tunizia është e mbytur nga borxhi i lartë dhe ka mungesë likuiditeti.

Vendit do t’i ofrohen edhe 900 milionë euro në formë huaje në vitet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026