“Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, rikthehet pas 60 vitesh në teatrin e Korçës
Rreth viteve 1960, në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” është luajtur “Nata e Dymbëdhjetë” e Ëilliam Shakespeare.
Pas 60 vitesh, e njëjta shfaqje vendoset në të njëjtën skenë, këtë herë nën regjinë e një regjisori grek.
Ky i fundit tregon se lodhja ishte e madhe, për të sjellë një Shekspir të modernizuar, ku njerëzit ta kuptonin por dhe bërthama të mos ndryshonte
“Patjetër që është e vështire të rikthesh një shfaqje që këtu është luajtur para 60 viteve. Ishte një vepër e cila na ka lodhur shumë sepse kam dashur që Shekspirin ta sjell sa më të gjallë, sa më real, sa më të vërtetë, sa më modern dhe sa më të kuptueshëm tek publiku. Besoj ja arritëm sepse publiku reagoi mirë. Aktorët ja dolën në formë të mrekullueshme”- tha Dhimitris Millonas, regjisor.
Suksesi i kësaj shfaqje erdhi dhe për shkak të përgjegjësisë mbi shpatulla të aktorëve të njohur të skenës shqiptare, si Luiza Xhuvani, Gent Hazizi, Guri Koço, Zamira Kita por edhe aktorëve të rinj.
“Kjo ishte një sipërmarrje shumë e madhe dhe me këdo që kemi folur na është thënë se është një kafshatë e madhe për teatrin e Korçës, për nje teatër qyteti dhe jo një teatër kombëtar që ka më shumë aktorë dhe më shumë komponentë.
Është një nga veprat më të mira të Shekspirit dhe patjetër që aktorëve u duhej një punë shumë e madhe. Jemi lodhur shumë për ta realizuar. Çdo natë përfundonim në 12, me prova nga 7-8 orë dhe dëshira për të bërë art e dha rezultatin”- tha Zamira Kita, aktore.
“U ndjeva shumë mirë, me erdhi një ftese, duke marrë vesh dhe kastin që ishte Luiza Xhuvani pranova me shume kënaqësi dhe ka qene një punë e lodhshme me thënë të drejtën sepse ka qenë një hark kohor shumë i shkurtër për të realizuar një shfaqje të tillë.
Sekonda 38 na i nxiu jetën. Unë u thoja me shaka, na i nxinë jetën në Greqi si refugjatë, po e këtu refugjatë do bëjme, na mbante gjithë ditën në punë”- theksoi Gent Hazizi, aktor.
“Nata e Dymbëdhjetë “mbushi plot sallën e teatrit të Korçës, çka pritet të rikthehet e njëherë tjetër në nisjen e sezonit artistik në shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta