“S’ka kuptim në verë”- Gazetarët debat për drekën informale të liderëve të Ballkanit
Në një intervistë për Euronews Albania, gazetarët Genc Burimi dhe Lirim Mehmetaj debatuan rreth takimit të sotëm jo formal në Tiranë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa për Mehmetajn nuk kishte asnjë problem dhe ishte mëse i përshtatshëm, për Burimin takimi i bërë në këtë periudhë i përgjigjej vetëm agjendës së Ramës, që sipas tij s’ka me çfarë të merret.
Mehmetaj ironizoi kur tha se gjithë Bashkimi Europian dhe gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor kanë lënë gjithçka kanë pasur dhe kanë ardhur në Tiranë për t’i bërë kurthin Kurtit, të cilin e kanë ftuar, por e kanë ditur se nuk do të jetë prezent.
Ndërkohë, Burimi e kundërshtoi duke thënë se një politikan duhet të dijë të komunikojë dhe në një periudhë vere takimi jo formal ishte thjesht qokë. Sipas gazetarit ka një ndryshim të jashtëzakonshëm mes botës së Ramës, diplomacisë dhe shampanjës me botën paralele të njerëzve që luftojnë për të mbyllur muajin.
“Sepse është thjesht një dasmë, është thjesht një qokë. Në mes të verës nuk ka asnjë kuptim. Ne vijmë nga Perëndimi, nuk ka asnjë kuptim në këtë moment. Të mblidhen në shtator pse jo, konferenca bëhet në tetor,” – u shpreh Burimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:11 Presidenti Bajram Begaj reagon për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve