English

Përfundon takimi informal i Ramës me liderë e Ballkanit Perëndimor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka përfunduar takimi informal i mbajtur në Tiranë nga kryeministri Rama dhe ku ishin të ftuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Liderët e rajonit me përjashtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesve nga Bosnja, patën një drekë informale në “Vilën 30” në kryeqytet.

Fokusi i takimit ishte tek procesi i Berlinit që do të mbahet në Shqipëri në vjeshtë.

Pjesë e takimit informal të Tiranës ishte edhe komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Opozita në Kosovë dënoi ashpër bojkotimin që Kosova i bëri takimit joformal BE-Ballkani perëndimor  që u zhvillua në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e konsideroi fëmijërore refuzimin e Kurtit për të pranuar ftesën e Ramës, duke shtuar se për vetë rëndësinë e takimit, kreu i qeverisë së Kosovës duhej të ndodhej sot në Tiranë.

Përmes ironisë, Çitaku shkruan se Kurti nuk ishte i ftuar në dasmë, por në një takim me liderët e rajonit dhe refuzimi është thjesht një kapriço personale e Kryeministrit të Kosovës.

“Fëmijërore dhe politikisht e papërgjegjshme sjellja e Kryeministrit Kurti. Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?! Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në dasmë familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu”, shkroi Çitaku në facebook.

Mospjesëmarrjen në takimin e Tiranës nga ana e Albin Kurtit e dënoi dhe kreu i AKR Behgjet Pacolli.

“Mos pjesmarrja e Kosovës në takimin pergatitor të Samitit të Berlinit, pa mar parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqiperia është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosoves. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty jane bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesmarrjes se Kosoves.

Mos pjesmarrja e Kosoves e gezon shume Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverise dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”, shkroi Pacolli në facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?