Emigrantët në radhë për tamponin, shumë shtete e ofrojnë falas, Shqipëria 8 500 lekë të reja
Largimi i emigrantëve nga Shqipëria pas festave ka krijuar radhë në spitalet jopublike të autorizuara nga Ministria e Shëndetësisë për realizimin e tamponit për Covid -19. Shumica e shteteve pritëse, kërkojnë përgjigjen e analizës për virusin Sars-Cov 2, e cila duhet të jetë kryer jo më vonë se 72 orë përpara paraqitjes tek autoritetet.
Ndonëse një pjesë e shteteve e ofrojnë falas tamponin për Covid-19, në Shqipëri ai kushton 8 500 lekë të reja. Qytetarët thonë se janë të detyruar ta bëjnë, pasi në të kundërt nuk lejohen të udhëtojnë.
Ndonëse në vendimin e tij për autorizimin e spitaleve private që përmbushnin kushtet për realizimin e tamponit, Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi se ky shërbim do të ofrohej nga të gjitha spitalet që do të përmbushnin kriteret, qytetarët thonë se njohin vetëm këtë laborator për ofrimin e këtij shërbimi.
Por bërja e detyrueshme e tamponit, ka bërë që disa nga udhëtarët të hasin vështirësi në pikat e kalimit kufitar.
Sa i përket qytetarëve që kanë kaluar në kufi në këto ditë të para të vitit 2021, shifrat janë të larta, ku vetëm në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi janë afro 6500 qytetarë, në Kapshticë afro 6000 qytetarë dhe në Kakavijë afërsisht 1000 qytetarë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta