Mediu heq dorë nga gjykimi i shkurtuar, gjykata tërhiqet për vendim

18 Korrik 2023 | 15:50

Këtë të martë është mbajtur seanca e radhës për çështjen Gërdeci ku SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun.

Ky i fundit, përmes avokatëve ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar. Pas rreth 2 orësh në seancë, gjykata është tërhequr për të marrë një vendim. Në momentin që Mediu ka hequr dorë nga gjykimi  shkurtuar, automatikisht i është hapur rruga zgjatjes së procesit.

Avokatët kanë bërë me dije se në gjykimin e zakonshëm do të kërkojnë ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa do të pyesin dhe dëshmitarë që nuk janë  pyetur më herët.

Ndërkohë, ata që kanë humbur të afërmit në tragjedinë e Gërdecit, kërkuan në sallë që akuza të cilësohet jo thjesht shpërdorim detyre, por shpërdorim detyre me pasojë vdekjen ose vrasje.

Në gjykatë është parë familja Durda që ka udhëhequr këtë proces i cili u rihap pikërisht pas kallëzimit të anëtarëve të kësaj familje që humbën fëmijën e tyre 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit.

Pas thirrjes publike të gjykatës këtë herë u paraqitën dhe qytetarë të tjerë që janë familjarë të viktimave apo të plagosurve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026