Identifikohet ushtari amerikan që kaloi kufirin e Koresë së Veriut

18 Korrik 2023 | 19:14

Ushtari amerikan që kaloi kufirin në Korenë e Veriut është Travis King, kanë thënë zyrtarët amerikan.

Sipas mediave të huaja, ushtari po shoqërohej jashtë vendit për arsye disiplinore dhe kishte kaluar përmes sigurisë së aeroportit, por arriti të dilte nga terminali përpara se të bashkohej në një turne kufitar.

Incidenti ndodh në një kohë kur tensionet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut janë intensifikuar.

Sakaq, komanda e OKB-së e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që mbikëqyr zonën, njoftoi në Twitter se ushtari amerikan po bënte një vizitë turistike në fshatin kufitar Panmunjom.

Në njoftim thuhet më tej se ai po mbahet aktualisht në paraburgim në Korenë e Veriut dhe se Komanda e OKB-së po punon me homologët koreano-veriorë për t’i dhënë zgjidhje incidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026