Kinema verore në Durrës, në shkallët e sfinksit qytetarët shijojnë magjinë e filmave

18 Korrik 2023 | 17:45

Qytetit që deri në fillim të viteve ’90 i gëzohej 2 kinemave verore, i rikthehet magjia e tyre.

Pas më shumë se 3 dekadash, në shkallët e Sfinksit në Durrës u instalua një kinema në ambient të hapur.

Detajet i dha iniciatori, Anaid Kaloti.

“Kam përshtypjen se  i mungonte një kënd artistik qytetit dhe kjo është  një gjë e mirë që i kemi bërë qytetit . për fëmijët është pa pagesë. Do të jenë dy filma në natë”- tha ai.

Më entuziastët ishin pa diskutim fëmijët dhe prindërit e tyre.

 “Për fëmijët duhet më shumë, se janë më të vegjël, knaqen, gëzohen. Dhe mosha e tretë kanë nevojë të shohin”- tha një grua.

“Unë sot kam nevojë të shoh kinema verore”- tha i mituri.

“Durrësi ka nevojë më shumë për aktivitete të tilla, pra rreth artit apo gjera të tjera”- tha një grua tjetër.

Për moshën e tretë, nostalgjia për të rikthyer në kujtesë vitet e dikurshme, ndërthurej me dëshirën për të tjera ngjarje kulturore në qytet.

“E munguar është, duhej të bëhej më parë. Na jep më shumë kënaqësi.

“E kemi nostalgji”- u shprehën të moshuarit.

Mbrëmja e së dielës ishte e para që adhuruesit e kinemasë shijuan nën qiellin e hapur të këtij mes korriku dhe nuk munguan as turistët, që këto ditë popullojnë hapësirat publike të qytetit bregdetar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026