Temperaturat e larta sjellin problemet shëndetësore, ndihma e shpejtë në Tiranë

18 Korrik 2023 | 16:51

Rritja e temperaturave në vend ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore. Një staf i specializuar me mjekë dhe infermierë janë në gatishmëri, 24 orë në zonat me fluks të lartë njerëzish në Tiranë për çdo rast që ka nevojë për ndihmë mjekësore.

“Kemi 2 pika te veçanta, një tek Bulevardi i Ri dhe tek ‘21 Dhjetori’. Janë të përqendruara, por dhe në lëvizje. Kemi 3 orë këtu dhe kemi pasur mbi 15 raste matje të tensioni,” – u shpreh mjeku Xhemal Alizoti.

Grupmosha të ndryshme, kërkojnë ndihmë. Të moshuarit janë ata që shfaqin problemet më të shumta.

Luhatje tensioni, marrje mendsh dhe gjendje të fikëti janë disa nga shenjat e shkaktuara nga temperatura e lartë. Ndaj kushdo që shikon një autoambulancë, mund të kërkojnë ndihmë nëse nuk ndihet mirë.

“Ndihma e parë përfshin, në rast se vjen një pacient që ka probleme të tensionit, dhimbje koke, rënie të fikëti, shikojmë parametrat, kemi medikamentet. Nëse kemi ndryshme te tensionit, bëjmë në ambulancë një ekage pasi kemi dhënë mjekimin e parë, nëse ka problem tjetër e nisim menjëherë në urgjencë,” – shpjegoi Alizoti.

Edhe pse ndihma e parë nuk mungon, mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje që të shmangen orët kulminante të ditës duke filluar nga ora 12 deri në orën 16:00.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026