Bien blerjet për objekte artizanale, ndikoi mungesa e turistëve gjatë festave të fund vitit
Prej 11 vitesh Silvana Subashi realizon objekte artizanale përmes drurit të ullirit, por rënia e blerjeve nuk ka qenë asnjëherë si gjatë kësaj periudhe.
“Absolutisht kemi rënie drastike. Produktet që ju shikoni janë të destinuara ose për suvenire ose për dhurata për njëri tjetrin. Duke qenë se pjesa e pandemisë reduktoi një pjesë shumë të madhe të turizmit edhe ne kishim problemet tona me shitjen e produkteve”, thotë znj. Subashi.
Gjatë periudhës së festave të fund vitit, Silvana na tregon se ka bërë vetëm 30% të xhirove të para dy viteve.
“Në krahasim me dy vitet më parë kishim turistë të huaj që vinin, në këtë fund vit ishte e kundërta këtë vit kishim shqiptarë që ishin jashtë atdheut. Kemi bërë xhiron e 30% të para dy viteve”, deklaron artizania.
Edhe në dyqanet e tjerë me produkte artizanale, vihet re mungesat e blerjeve nga turistëve e huaj.
Martin Budurushi, ndonëse ka dy vite që dizajnon pjata dhe filxhanë, e bën dallimin e luhatjes së blerjeve.
Megjithatë ajo që pohojnë artizanët është se së fundmi interesi ndaj punimeve me dore është shtuar.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet