Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
5 shqiptarë kanë ndërruar jetë në një aksident automobilistik tragjik në zonën e Edesës në Greqi, teksa mjeti i tyre tip “Mercedes Benz” është përplasur kokë me koke me një kamion, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shqiptarëve.
Ishin nisur për të punuar në Greqi, por ata nuk e dinin se ky do të ishte udhëtimi i tyre i fundit.
Mediat greke kanë zbuluar identitetet e tyre, ku mes viktimave është dhe minoreni 16 vjeçar Ardit Peposhi, i cili po udhëtonte drejt Greqisë për të shkuar të babai, i cili e priste për të punuar gjatë sezonit të verës.
Viktima e tjera janë shoferi Besim Muçaj, Ilir Daci, Ergin Peposhi dhe Gazment Brahaj.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik ndërkohë që policia greke po heton për shkaqet e aksidentit tragjik. Dyshohet shpejtësia është bërë shkak për aksidentin tragjik.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU: