40 raste në ditë, temperaturat e larta shtojnë rastet e urgjencave në Gjirokastër

19 Korrik 2023 | 15:50

Temperaturat tejet të nxehta të motit të kësaj vere kanë rritur edhe numrin e pacientëve me shqetësime shëndetësore që paraqiten në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës.

Janë rreth 40 raste në ditë që paraqiten në urgjencën e këtij spitali si shkak i komplikacioneve nga moti i nxehtë i stinës apo pickimet e insekteve. Më shqetësuese janë raste e problematikave shëndetësore që shkakton stina e nxehtë tek të moshuarit që jetojnë vetëm si shkak i emigracionit.

“Ajo që kemi pasur më tepër shqetësim është me moshat e mëdha, në raste kur janë mosha të treta që mund të jenë vetëm bashkëshortët ose njeri prej tyre. Dhe probleme për ta kanë ndodhur shumë herë në zonën tonë ngaqë fëmijët i kanë larg dhe nuk janë kujdesur mirë për veten dhe mund të na vijnë ne në urgjencë më një gamë diagnozash d.m.th që do një kujdes shumë të shtuar. Do të ishte më mirë që këta persona të kujdeseshin dhe ti paraprinin gjërave” – tha Bledar Çela, shef i repartit të urgjencës.

Sipas bluzave të bardha kontrolli i vazhdueshmë shëndetësor veçanërisht për të moshuarit do të evitonte komplikacionet mjekësore si dhe mbipopullimin e qendrave shëndetësore dhe spitalit të Gjirokastrës gjatë verës.

“Në momenuin që vijnë në urgjencë me disa diagnoza, me disa problematika është edhe më keq për ta d.m.th dominimi i situatës por plus kësaj nëse një personi i bëhen dy-tre sëmundje bashkë ato ndikojnë të njëra-tjetra dhe është shumë e vështirë që të dominohet rasti plus që edhe për shërbimin shëndetësor është një mbingarkesë tepër e madhe, do të ishte më mirë që ti paraprijmë gjërave, të bëjmë kontroll më parë sidomos moshat e treta, pavarësisht të bëjmë vizitat periodike, kontrollet, analizat” – shtoi më tej Çela.

Në zonën muzeale që frekuentohet më shumë nga turistët është stacionuar një pikë mjekësore me personelin dhe infrastrukturën e duhur për të dhënë ndihmën e parë në rastet e urgjencave shëndetësore.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026