Shqipëria ‘boom’ turistësh që vizitojnë vendin, 70% e pushuesve nga bota
Shqipëria regjistron shifra boom në numrin e turistëve që vizitojnë vendin. E konfirmojnë publikimi i INSTAT, i cili në raportin mbi strukturat akomoduese për muaj maj të këtij viti, regjistron një rritje prej 38% të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Janë 52% më shumë sesa vjet vizitorë nga e gjithë bota që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore. Kanë qenë gjithsej gati 110.000 vizitor të huaj të regjistruar vetëm për muajin maj të këtij viti, 70% të totalit të pushuesve nga të cilët 30% ishin nga e gjithë bota.
Ata kanë zgjedhur destinacionet e jugut dhe bregdetit të cilët janë rritur masivisht krahasuar me vitin e kaluar me 98,5%.
Edhe numri i pushuesve shqiptarë është rritur me gati 20% të cilët vazhdojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri.
Një risi për këtë vit janë dhe hapësirat për kampingje, çadra dhe rulota argëtimi, të cilat nga 108 vizitor në maj të vitit të kaluar, janë rritur me 3032 vizitor gjithsej këtë vit. Risia shënon një trend të ri për strukturat akomoduese të vendit, që shënon një kërkesë relativisht të re në treg ndryshe nga kërkesa tradicionale.
Festivalet e ndryshme në bregdet kanë nxitur këtë trend pushimesh, kryesisht nga të rinjtë që zgjedhin të qëndrojnë në çadra dhe kampingje për një eksperiencë ndryshe dhe ekonomike.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit në sulmet ndaj Gazës
- 13:31 Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
- 13:30 Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage
- 13:24 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit në sulmet ndaj Gazës
- 13:14 Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës
- 13:13 OBSH: Shtrirja e epidemisë së Ebolës në Kongo është më e madhe se sa tregojnë shifrat zyrtare
- 13:00 Fraksion i dosjes “Revanshi”, GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me mbi 40 vite burg