Debate në Kuvend, Bardhi: Të ndërpritet seanca, Rama të vijë në interpelancë

20 Korrik 2023 | 10:47

Seanca e fundit plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe maxhorancës.

Ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ai që kërkoi ndërprejen e seancës plenare dhe thirrjen e kryeministrit Rama në seancë për të marrë pjesë në interpelancën dhe mocionin me debat të kërkuar nga deputetët e opozitës.

Por nga ana tjetër kryetarja e Kuvendit tha se ndryshimi i rendit të ditës nuk ishte miratuar nga Konferenca e Kryetarëve dhe ndaj seanca duhet të vijonte me pikat e planifikuara për diskutim.

“Ke dy kërkesa të opozitës një për interpelancë urgjente dhe një mocion me debat për atë që quhet si vjedhja e shekullit. E kuptoj që nuk doni të flisni për këtë çështje, por nuk mund ta kaloni vjedhjen e shekullit pa debat dhe pa dhënë llogari Edi Rama.

Përpara se të prezantojmë kërkesën për interpelancë, ju kërkoj të ndërprisni seancën, të ftoni kryeministrin të marrë guximin dhe të vijë në seancë dhe t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë dhe mocion për debat të deputetëve të opozitës. Ka sot dy ministra në burg për aferën e inceneratorëve dhe po bëhen gati dy të tjerë që do t’i bëjnë shoqëri dy të parëve dhe kryeministri duhet të vijë të japë llogari përpara parlamentit shqiptar. E kuptoj frikën tuaj, ka ca kohë që ju kërcënon se nëse ngrihet një zë i pavarur në grupin tuaj, do ju çojë në zgjedhje të parakohshme.

Frika e Edi Ramës nuk mund të jetë frika e këtij parlamenti, Edi Rama duhet të marrë guximin të dalë nga vrima ku ëhstë future dhe të vijë të japë llogari.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026