Kaloi kufirin, SHBA dhe Koreja e Veriut ende pa asnjë lajm për ushtarin
Zyrtarët amerikanë në Uashington kanë deklaruar se Koreja e Veriut nuk i është përgjigjur përpjekjeve të tyre për të nisur diskutime në lidhje me ushtarin amerikan që kaloi kufirin e fortifikuar mes dy Koreve.
Kjo mungesë reagimi thekson pasigurinë që rrethon shanset e ushtarit për t’u liruar menjëherë, veçanërisht gjatë një periudhe tensionesh të rritura dhe kanaleve të kufizuara të komunikimit midis dy vendeve.
Të martën, ushtari Travis King, i cili kishte përfunduar një dënim me burg në Korenë e Jugut për shkak të një sulmi, kaloi në Korenë e Veriut teksa ishte në një turne civil në fshatin kufitar të Panmunjom.
Ai është amerikani i parë që mbahet në Korenë e Veriut në pothuajse pesë vjet.
“Dje Pentagoni kontaktoi me homologët e Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut. Kuptimi im është se nga ato komunikime nuk kanë marrë ende përgjigje”, u tha gazetarëve të mërkurën në Uashington, Mattheë Miller, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
SHBA dhe Koreja e Veriut, dy shtete kundërshtare gjatë Luftës Koreane të viteve 1950-1953, mbeten teknikisht në një gjendje lufte që kur konflikti përfundoi me një armëpushim, jo me një traktat paqeje.
Vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë