Spiropali thirrje Gardës: Largohuni! S’kemi frikë nga këta, le t’i bien bilbilit
Seanca parlamentare e kësaj të enjte është shoqëruar me zhurma, debate e protesta, brenda e jashtë sallës së Kuvendit.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori fjalën ndërsa deputetët e opozitës përplasnin duart mbi tavolina, duke krijuar kështu zhurme e rrëmujë, ndërsa punonjës të gardës po qendroninnë foltore.
Duke ju drejtuar punonjësve të gardës, Spiropali u tha atyre të largohen pasi nuk kanë frikë nga ata që sipas saj kanë frikë nga vetja e tyre.
“U bëj thirrje punonjësve të nderuar të gardës të largohen sepse ne nuk kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja e tyre. Ju lutem largohuni dhe le të rrinë në foltore, të bëjnë zhurmë a ti bien bilbilit, a të merren me njëri tjetrin, apo të merren me ne.
Ne patëm durimin sot të dëgjonim mbi 20 deputetë për procedure por vetëm për procedurë nuk folën. Me respektin më të madh pa bërë asnjë lloj zhurme, pa ndërhyrë, jo se nuk kemi ç’themi, por ne respektojmë këtë parlament në punën e tyre.
Sa i takon llogaridhënies sa i takon përpalljes për të vërtetën nuk kemi hezituar, as në këtë foltore as në komision hetimor me muaj të tërë ku vetë kryeministri është përgjigjur me orë të tëra, një standard i paprecedentë i vendosur nga ky kryeministër e nga kjo qeveri. Nuk është hera e parë që e shpallni këtë qeveri, mafie, grup i strukturuar kriminal, e keni nisur që në kohën e Fatos Nanos dhe e kni vijuar në opozitën tuaj të thellë. Shpifjet janë për turpin tuaj, se më pas populli jua kthen me votë”,-tha Elisa Spiropali.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht