Asgjësohen 2653 bimë kanabis në Vaun e Dejës dhe Pukë
Policia e Shtetit ka asgjësuar 2653 bimë narkotike canabis sativa, të gjetura në terrene malore të Vaut të Dejës dhe Pukës.
Aksioni i policisë ishte në kuadër të fazës së tetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”.
Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
“Shërbimet e Komisariateve të Policisë Vau i Dejës dhe Pukë, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, kanë vijuar kontrollet gjatë dy ditëve të fundit dhe falë përdorimit të dronëve, kanë finalizuar fazën e tetë të këtij megaoperacioni, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike.
-Në ditën e parë të kësaj faze, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës, shërbimet e Policisë gjetën 2385 bimë të dyshuara narkotike canabis sativa.
-Në ditën e dytë të kësaj faze, në vendin e quajtur “Kodra e Jakajve”, Vau i Dejës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara 95 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Po në këtë ditë, në fshatin Kuzhnen i Madh, Pukë, u gjetën të kultivuara 173 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale, bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies”, njofton policia.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha