Arkeologët ekspedita në Forumin Bizantin, pritshmëritë për të fshehtat e Durrësit
Arkeologët ekspedita për zbulimin e të fshehtave te nëntokës së Durrësit antik
Prej disa ditësh, në një nga më të sitet më të rëndësishme të Durrësit ka nisur punën ekspedita e Institutit të Arkeologjisë.
Arkeologët janë rikthyer në Forumin Bizantin, për të hedhur më shumë dritë mbi topografinë e Durrësit antik.
Se çfarë presin të zbulojnë aty, na e tregon drejtuesja e punimeve, arkeologia Brikena Shkodra.
“Janë punime të përvitshme që ne i bëjmë në të njëjtin sezon dhe sapo kemi nisur në fakt. Është projekt në vazhdim i Institutit të Arkeologjisë, i cili ka në objektivin e vet studimin e formës, funksionit, rolit që forumi rrethor i qytetit kishte për qytetin në Antikitetin e Vonë,” – u shpreh ajo.
Gjetjet e ekspeditës së vitit të kaluar hodhën më shumë dritë mbi transformimet që ky forum ka pësuar në rrjedhën e shekujve.
Gërmimet e tanishme në pjesën jugore të tij pritet të zbulojnë edhe më shumë në këtë drejtim.
“Të dhënat që morëm vitin e kaluar, na provuan që kemi një kompleks të rëndësishëm ndërtimor, i cili paraprin ndërtimin e forumit rrethor dhe është një element i panjohur në fakt,” – tha Shkodra.
Forumi Bizantin që ndodhet në qendrën historike të qytetit është ndër të rrallë monumente të epokës bizantine në vendin tonë.
Gjatë ekspeditave të mëparshme, arkeologët kanë theksuar se poshtë gjetjeve të fragmenteve të godinave romake të banimit, mund të zbulohen edhe gjurmë të kulturës helenistike dhe asaj ilire.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në