Të rinjtë në Fier njihen nga afër me historinë dhe sitet arkeologjike

24 Maj 2023 | 18:35

Rritja e vizitorëve në sitet arkeologjike vit pas viti ka sjellë edhe nevojën për t’i dhënë prioritet njohjes dhe promovimit të pasurisë historike dhe arkeologjike tek të rinjtë. Kjo ka bërë së bashku specialistë të historisë dhe arkeologjisë në qytetin e Fierit të cilët kanë zhvilluar ore të hapura leksionesh kryesisht me nxënës të shkollave të mesme.

Sipas Admir Xhelaj përgjegjës i Muzeut Arkeologjik të Apolonisë, njohja e të rinjve me historinë dhe pasuritë arkeologjike i bën ata t’i ruajnë më mirë. Dhe mund të jetë edhe një mundësi e mirë për punësimin e tyre.

“Ka një shërbim që u mungon është trashëgimia kulturore që tek ne është me e  pasur dhe me antike. Kjo është gjithashtu një mundësi e mirë punësimi përnesërmen e këtyre të rinjve,”-tha Admir Xhelaj, Përgjegjës i Muzeut Arkeologjik të Apolonisë.

Ndërsa arkeologu Bashkim Vrekaj ve theksin tek prekja nga afër e historisë, çka e bën këtë fushë më interesante.

“Historia nuk është vetëm teori, historia është edhe objekt, monument dhe ku me mire se në muze dhe në parqet arkeologjike nxënësi mund të shikoje anën materiale te historisë”,-tha Bashkim Vrekaj, Arkeolog.

Vetëm brenda territorit të Bashkisë Fier ndodhen 21 monumente kulture, shumë prej tyre të pa njohura, e disa, sitet me te vizituara nga turistet vendas e te huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026