Policia dhe banorët shpëtojnë turisten, theu këmbën dhe dorën në terrenin e vështirë

21 Korrik 2023 | 09:56

Policia e Shkodrës ka njoftuar se së bashku me banorët e zonës i kanë shkuar në ndihmë një turisteje gjermane që ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit të zonës me një turist tjetër, në vendin e quajtur “Kodër Kunje”.

Turistja gjermane kishte rënë në një terren të vështirë në “Kodër Kunje”, njësia administrative e Shosh-it. Mësohet se ajo kishte thyer këmbën dhe dorën dhe nuk mund të lëviste. Ishte një banor i zonës i cili në pamundësi për t’i dhënë ndihmën e parë njoftoi ekipet e policisë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë transportuar turisten gjermane dhe turistin tjetër që e shoqëronte, nga terreni ku ndodheshin deri në Prekal, në rrugën automobilistike, ku më pas turistët janë marrë nga shërbimet e ambulancës.

Pasi i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor, turistja e dëmtuar është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Turistët gjermanë kanë falënderuar banorët e zonës, shërbimet e Policisë dhe ekipin mjekësor, për ndihmën që iu dhanë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026