Fituesit e “Golden Globe”, triumfojnë filmat “1917” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”
Filmi i cili ndalet tek Lufta e Parë Botërore “1917” dhe “Once Upon a time in Hollywood” në vitet 60 janë dy mbretërit e natës së “Golden Globe”, të cilët fituan më shumë çmime.
Në një mbrëmje madhështore ku ishin mbledhur figurat më të njohura të kinematografisë botërore, filmi “1917” u vlerësua si drama më e mirë duke lënë pas filma si “The Irishman” dhe “Marriage Story” të dyja nga Netflix.
Filmi nostalgjik “Once Upon a Time in Hollywood” prodhuar nga Sony Pictures fitoi çmimin si komedia më e mirë por edhe dy statuja të tjera të arta.
Joaquin Phoenix, i cili luan personazhin e frikshëm të Joker-it dhe Renee Zellweger, me rolin e Judy Garland in “Judy” u nderuan si aktorët më të mirë dramatikë.
Për skenarin e letrës së dashurisë, u vlerësua Quentin Tarantino, në filmin, “Once Upon a Time in Hollywood” e po ashtu fitues i mbrëmjes ishte edhe aktori Brad Pitt, i cili ka një rol të dyfishtë në film.
Trofeu për aktoren më të mirë mbështetëse shkoi për Laura Dern në rolin e avokates të pamëshirshme në filmin “Marriage Story”, duke mposhtur këngëtaren dhe aktoren Jeniffer Lopez.
Kjo natë gala shënoi sukses edhe për Sir Elton John, i cili fitoi çmimin për kolonën më të bukur zanore “I’m gona love me again” në filmin Rocketman.
Aktori Tom Hanks u nderua gjatë mbrëmjes me çmimin e karrierës duke shënuar plot 30 vite në ekran.
Një natë me emocione, duartrokitje ishte ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, që pritet me padurim në të gjithë botën.
Komediani britanik Ricky Gervais, i cili prezantoi shfaqjen nuk i ndali shakatë dhe show-in me të ftuarit.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë