Tirana në raundin e dytë të Conference League, bardheblutë i pret Besiktas
Fitore me vlerën e kualifikimit është ajo e regjistruar nga Tirana në tranfertën e Gjeorgjisë. Bardheblutë kanë mposhtur Dinamo Batumin me rezultatin 2-1, në një ndeshje tejet të luftuar përgjatë 90 minutave. Vendësit qarkulluan më tepër topin, por rastet i krijoi skuadra e Orges Shehit, e cila kaloi në avantazh në minutën e 28’ me Regi Lushkjan. Ashtu si në përballjen e luajtur në “Air Albania”, mesfushori gjeti sërish rrjetën.
Pjesa e dytë do të ishte një pasqyrim i së parës, me bardheblutë që do të gjenin dhe golin e dytë me autor Deliun. Dinamo Batumi arriti të shënonte golin e vetëm në minutën e 90’ me Kapanadze, ndërsa kohë nuk i premtoi më tepër. Kështu bardheblutë avancojnë më tej, ndërsa në raundin e dytë të Conference League i pret Besiktas.
Një barazim dramatik 4-4, por në fund vendosën penalltitë, të cilat i dhanë të drejtë Ararat Armenia të kalonte më tej, me Egnatian që mbylli rrugëtimin në Evropë. As fitorja minimale e Vllaznisë nuk vleu pasi shkodranët u mposhtën 3-1 në transfertë nga Linfield, teksa eleminim pësoi dhe skuadra e Gjilanit në Kosovë e Shkëndija në Maqedoninë e Veriut. Shkupi shënoi sukses dhe Dukagjini, i cili gjithashtu avancoi më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha