“Armët e Prishtinës, s’krahasohen me tonat”- Serbia nis armatimin kundër dronëve

21 Korrik 2023 | 14:55

Serbia po trajnon ushtrinë dhe po blen armatime të reja ajrore, pas marrjes së dronëve Bajraktar nga qeveria e Kosovës.

Qeveria serbe e sheh me shqetësim blerjen e dronëve ushtarakë turq nga Kosova. Ministri i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç deklaron se armatimi i Kosovës është shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Të dielën e kaluar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e tij ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Këto pajisje ushtarake cilësohen si më modernet dhe po përdoren gjerësisht në luftën në Ukrainë.

Ministri serb i mbrojtjes ka deklaruar se ushtria do të marrë masat e duhura për t’ju përgjigjur, sipas tij, kësaj sfide të re. Ai tha për mediat se ushtria po harton një draft reagimi, i cili përfshin stërvitje për sulmet me dronë dhe marrjen e pajisjeve që mund përdoren për rrezikun.

“Ne po e shohim me kujdes atë që po ndodh në oborrin tonë dhe që mund t’i vërë flakën gjithë rajonit. Armët e Prishtinës nuk krahasohen me potencialin ushtarak të Serbisë, por duket se ata kanë një strategji për të zhvilluar potencialin e armatimit”, tha Vuçeviç.

Sipas kreut të mbrojtjes serbe, ushtria  e Kosovës, veç dronëve po merr armatime të rënda si murtaja dhe eksplozivë të fuqishëm. Gjithashtu, ai pretendon se ushtria e Kosovës po tranjnohet me armatimet me moderne në disa prej vendeve anëtare të NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026