Sezoni turistik në Gjirokastër, mbi 500 të rinj punëtorë sezonalë
Të rinjtë në Gjirokastër po plotësojnë vendet e punës në sektorin e turizmit dhe shërbimeve turistike.
Janë rreth 500 vende pune të lira në këtë sektor pjesa më e madhe e të cilëve në këtë sezon turistik po plotësohen nga gjimnazistët dhe studentët.
Dalbero Çela, student, prej disa ditësh administron një biznes shërbimesh në Pazarin karakteristik. Ai e vlerëson turizmin si një mundësi e mirë për punësimin e të rinjve.
“Duke parë që Shqipëria fokus kryesor këto vitet e ardhshme ka turizmin mënyra më e mirë për të angazhuar veten dhe disa të rinj të tjerë të grupmoshës sime është të merreshim me një punë turistike në Pazar, në vendin tonë kështu i japim edhe jetë vendit tonë dhe nuk largohemi në vendet e tjera” – tha Çela, administrator biznesi.
Gjimnazistja Elektra Liti gjatë kësaj vere po punon si guidë turistike për një biznes tur-operatorësh lokalë. Ajo orienton turistët, kryesisht të huaj, për të parë nga afër vlerat historike dhe ndërtimore të qytetit të gurtë.
“Është diçka e mirë sepse është një mundësi punësimi për të rinjtë e Gjirokastrës. Unë kam disa javë që punoj në këtë zyrë dhe çdo gjë është perfekte dhe shumë mirë”- shtoi Liti.
“Sektori ynë i punësimit ofron informacione për turistët, për vendin tonë të cilat ata nuk i dinë, ofron harta me të cilat ata do të drejtohen, ose ne i drejtojmë ata nëpërmjet tureve”- tha mes tjerash ajo.
Janë mbi 60 mijë turistë vendas dhe të huaj të cilët kanë vizituar Gjirokastrën duke gjallëruar qytetin e gurtë dhe sjellë të ardhura për ekonominë lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha