Voskopoja, fshati unik i 24 kishave, turistët të mahnitur nga ikonat

21 Korrik 2023 | 16:05

Voskopoja është një nga fshatrat më të veçantë të Shqipërisë. Fshati i gurtë është i njohur edhe për 24 kishat që ka mbartur, të shpërndara në gjithë zonën përreth.

Ciceronia e fshatit tregon pse Voskopoja ka pasur këtë harmoni kishtare ndërkohë që disa prej tyre sot janë të vizitueshme nga turistët e huaj.

“Për shkak të zhvillimit ekonomik plus disa prej kishave ishin dhuratë nga lagjet ku ishin vendosur, kishin diçka në 14 lagje, të gjitha kishin kishën e tyre të madhe dhe ishin dhuratë qoftë te lagjes qoftë të njerëzve të pasur. Ndoshta për të shprehur madhështinë e tyre jo vetëm ekonomike por edhe fetare. Historia thotë që në Voskopojë kurrë nuk është ndërtuar një xhami, në ditët e sotme kemi shumë kisha. Me të rëndësishmet janë kisha e Kryeengjëjve, kisha e Shën Kollit, Katedralja e Voskopojës, Kisha e Shën Athanasit dhe manastiri i Shën Prodhomit,” – u shpreh Eftiola Thanasi.

Vetë turistët shprehen të mahnitur nga arkitektura e gurtë e fshatit dhe kishat që ata vizitojnë.

“Vij nga Franca, erdhëm të vizitojmë Voskopojën që ka një pamje të mrekullueshme. Po vizitojmë kishat e ndryshme, lexuam dhe në internet për to. Na bëjnë përshtypje ikonat dhe vjetërsia e këtyre kishave,” – tha një burrë.

“Vijmë nga Franca, është hera e parë në Shqipëri dhe donim të vizitoni Voskopojën sepse në guiden tonë ishte e shënuar si një nga vendet me historinë me të vjetër në Shqipëri, dhe është e mahnitshme ta prekësh nga afër. Është një udhëtim familjar dhe është e rëndësishme të shohësh kishat dhe njihesh me afresket këtu,” – u shpreh një grua.

Në sezonin e verës turistët shtohen në fshatin e gurtë, për shkak të klimës dhe freskisë, ndërkohë që janë rritur dhe kapacitetet akomoduese për të mirëpritur turistë nga e gjithë bota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026