“700 mijë euro për një foto me Trump”, kallëzimi që çoi Vasilin në SPAK
Deputeti i Partisë së Lirisë, njëherazi nën kryetar i kësaj force politike, Petrit Vasili, u paraqit të premten në Spak. Vasili qëndroi për rreth 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa mësohet se ka dhënë sqarime në lidhje me hetimet qe po kryen për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në lidhje me një shumë prej 700 mijë dollarësh që nuk e ka deklaruar.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Vasili, tha se ishte në cilësinë e personit që ka dijeni, por pa dhënë më shumë sqarime.
Më herët ka dhënë sqarime në prokurori edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari. SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, që pretendon se në kohën që partia drejtohej nga Ilir Meta, nëpërmjet një kompanie me seli në Qipro, ka lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me para që nuk dihet burimi i tyre.
Në kallëzim thuhet se, partia që drejtohej në atë kohë nga Meta, ka paguar 700 mijë dollarë me qëllim lobimin në SHBA. Majin e kaluar, gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një artikull sipas së cilës, Meta për të siguruar një foto në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump pagoi 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote.
Hetimet po zhvillohen për të parë nëse pagesat janë deklaruar konform ligjit, SPAK ka regjistruar procedimin penal vetëm mbi bazën e kallëzimit dhe veprave penale, por pa emra konkret të dyshuarish.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta