Apartamente, dyqane e parkime, i kalojnë shtetit pasuritë e të “fortit” në Vlorë
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar dhe ka kaluar në favor të shtetit 7 pasuri të Viktor Shoraj apo personave të afërt të lidhur me të.
Konfiskimi i këtyre pasurive u bë nga Gjykata e Posaçme pas provave se këto pasuri ishin produkt i veprave penale të kryera në shtetin italian nga ana e shtetasit të mësipërm.
Vendimi ka ardhur pas hetimeve se këto pasuri janë produkt i veprave kriminale në fushën e narkotikëve.
Viktor Shorja rezulton se është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, (Gjykata e Venecias; Gjykata e Ankonës; Gjykata e Apelit Romë; etj), për veprat penale të “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”; “Shtrëngim për dhënie pasurie”; “Mbajtja pa leje e armëve”; “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”. Dënimet ai i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.
Pasuritë e sekuestruara:
- Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
- Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
- Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
- Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.
- Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.
- Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë