E rëndë| 17-vjeçari shqiptar masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vitisë në Kosovë, ku një 17-vjeçar ka vdekur pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Osmani deklaron se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:45, moment kur shërbimet e urgjencës kanë marrë njoftimin për plagosjen e një të riu me thikë.
Sipas zëdhënësit të policisë 17-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Në lidhje me rastin është arrestuar dhe autori i dyshuar i cili është një bashkëmoshatar i viktimës. Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të zënkës mes dy të rinjve.
“I dyshuari A.H. (viti i lindjes 2006, mashkull kosovar shqiptar) është arrestuar dhe nga prokurori i shtetit ndaj ti është lëshuar vendimi mbi ndalim për 24 orë”, njofton policia e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë