Laboratorët privatë me çmim fiks për tamponin e COVID, Autoriteti i Konkurrencës nuk heton
Edhe pse janë disa laboratorë të licencuar, çmimi është fiksuar. Çdo tampon i kushton shqiptarëve 8500 lekë. Autoriteti i Konkurrencës vazhdon të mos ndërhyjë në këtë marrëveshje, e cila eliminon konkurrencën dhe fikson çmimin e një shërbimi që rezulton të jetë ndër më të lartët në Evropë.
Në muajin nëntor, katër laboratorë të certifikuar për analizat PCR për diagnostikimin e Covid-19, ulën çmimin nga 12 000 në 8500 lekë. Klinikat private bënë marrëveshje në bllok me një deklaratë, ku argumentohej ulja e çmimit për shkak të shtimit të rasteve pozitive me Covid-19, por edhe kërkesës së vazhdueshme e Ministrisë së Shëndetësisë. Në fakt, marrëveshje të tilla në bllok janë bërë objekt hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës dhe ky i fundit, më herët është shprehur se ka indice për rastin, por nuk ka hapur procedurë hetimi.
Neni 4 i ligjit për ‘Mbrojtjen e Konkurrencës’, përcakton se “Ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi”.
Qytetarët dhe mediat kanë denoncuar marrëveshjen, ndërsa shumë ekspertë ia kanë faturuar barrën shtetit që duhet të vendosë një çmim tavan për tamponët që tregtohen në laboratorë, përderisa vetë qeveria i ka licencuar, ose t’i rimbursojë që pacientët t’i kenë falas ato.
Euronews Albania u interesua pranë Autoritetit të Konkurrencës nëse do të hetojë këtë treg, edhe pse kanë kaluar rreth 5 muaj që privatët realizojnë qindra analiza ditore, por nuk mori përgjigje.
Testimi tek laboratorët privatë bëhet kryesisht për efekt të kalimit të kufirit, një detyrim ky i vendosur nga shumë shtete, ndërsa deri më sot këta laboratorë kanë gjeneruar miliona lekë të paguara nga qytetarët.
Nga vlerësimet krahasuese, Shqipëria ka çmime të testit PCR më të larta se vendet e rajonit, madje edhe pas marrëveshjes për uljen e tyre. Në vendet fqinje përgjithësisht ky testim kryhet kundrejt çmimeve midis 40 dhe 60 euro.
Shqipëri 70 euro
Serbi 50 euro
Kosovë 40-50 euro
Maqedonia e Veriut 60 euro
Lexoni gjithashtu:
COVID19/ 660 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta