Arrestohet një kritik i Putin në Moskë
Blogeri rus pro luftës, Igor Girkin, i cili e ka kritikuar strategjinë ushtarake të Rusisë në Ukrainë, është arrestuar në Moskë, nën akuzat për ekstremizëm.
Nacionalisti i linjës së ashpër, i njohur edhe si Igor Strelkov, mund të dënohet me deri në pesë vjet burgim.
Gruaja e tij ka thënë se ai është arrestuar të premten në banesën e tij në Moskë.
Ai më pas ka dalë para një gjykate në distriktin Meshçanski në verilindje të Moskës dhe pritet të jetë në paraburgim deri më 18 shtator.
Në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë pati ngecur disa herë vitin e kaluar, kritikat e Strelkovit ndaj dështimeve të ushtrisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin, vetëm sa janë shtuar.
“Ne veçse kemi humbur”, u ka pati thënë ai ndjekësve të tij në rrjetet sociale vitin e kaluar.
Prej nisjes së luftës në Ukrainë, kritikët e konfliktit në Rusi janë përballur me dënime të ashpra.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret