Kushi takim me kampionin Gersi Troka: Më 2 tetor fillon studimet te Sportet

22 Korrik 2023 | 09:57

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi pati një takim me  Gersi Trokën, kampionin botëror të notit për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin 2023, si dhe Adi Sulën, i cili fitoi 2 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi në këto lojëra.

Ajo bëri me dije se Troka do të mund të realizojë ëndrrën e tij dhe të fillojë studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës. Ndërkohë, ajo pohoi gjithashtu se kampioni special do të jetë edhe deputet nderi i Parlamentit të Nxënësve në legjislaturën e tretë 2023 – 2025.

Postimi i Kushit:

Sot dua të ndaj me ju dy lajme shumë të mira për Gersi Trokën, kampionin botëror të notit që na bëri të gjithëve krenarë me medaljen e parë të arit për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin 2023.

Në datën 2 tetor këtë vit Gersi do të fillojë studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës, duke realizuar një nga ëndrrat e tij më të mëdha për të cilën është përpjekur kaq shumë dhe që e meriton plotësisht.

Gjithashtu këtë vit shkollor, ai do të jetë edhe deputet i Parlamentit të Nxënësve në legjislaturën e tretë 2023 – 2025, duke sjellë në MAS zërin e shumë nxënësve me aftësi ndryshe.

Mbështetjen tonë do ta ketë edhe peshëngritësi Adi Sula, i cili fitoi 2 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi në Lojërat Olimpike Speciale, e po ashtu edhe të gjithë nxënësit apo studentët me aftësi ndryshe, sepse tashmë kemi nisur punën për përfshirjen e “Special Olympics” dhe “Paralympics” në Ligjin për Sportin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026