Balla thirrje policisë: Mos u bashkoni “me të fortin e lagjes”, dilni kundër shtetit

22 Korrik 2023 | 13:23

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë thirrje policisë t’i kushtojnë vëmendje qytetarëve dhe të mos bashkohen me “të fortët e lagjes” sepse në këtë mënyrë automatikisht i kundërvihen shtetit.

Gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Elbasanit ai deklaroi se forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve.

“Jam këtu për t’ju udhëhequr, duke ju dëgjuar, duke ju mbështetur dhe do të zbres vetë të kërkoj përgjegjësinë në çdo zyrë e Komisariat. Kërkoj nga ju angazhim si asnjëherë më parë në Elbasan në luftën kundër krimit. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore me të ‘fortët’ e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i Policisë kundër tyre, është kundërvënie ndaj shtetit”, theksoi Balla.

Sipas tij, çdo drejtues apo punonjës në rolin bazë që tradhton Policinë në misionin  e saj, nuk do të ketë vend në radhët blu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026