EMRI| Aksident i trefishtë në Sarandë, plagoset 30-vjeçarja

22 Korrik 2023 | 15:17

Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e së shtunës në afërsi të fshatit Shijan, në rrugën që lidh Delvinën dhe Sarandën.

Një fuoristrafë tip “Range Rover” me drejtues shtetasin Mariglen Hysa, 24 vjeç, banues në Angli është përplasur  me automjetin “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin Silgen Muçaj, 34 vjeç dhe me mjetin e transportit të mbetjeve me drejtues shtetasin Alfred Balili, 54 vjeç.

Si pasojë e kasidentit ka mbetur e plagosur Era Beqiraj, 30 vjeç banore e Fierit, e cila ndodhej në mjetin tip Benz. Për rrjedhojë ajo është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po merr ndihmën  e parë mjekësore.

Sipas bluzave të bardha e lënduara është jashtë rrezikut për jetën. Policia është në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërsa bën me dije se drejtuesit e mjeteve të përshira në aksident kanë rezultuar të pastër nga testi i alkoolit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026