Humb jetën turku në Skrapar, i bie sipër çisterna me ujë

23 Korrik 2023 | 08:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në të gdhirë të së dielës, disa kilometra larg fshatit Gjerbës në qafën e Dërvisë në Skrapar.

Një shtetas turk ka gjetur vdekjen aksidentalisht në një kantier ku nxirren pllaka mermeri. 60-vjeçari Osman Akçay ishte duke punuar kur çisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.

Shtetasi turk ka gjetur vdekjen në vend dhe trupi i tij i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë ku edhe do të kryehet autopsia. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Skrapar dhe DVP-së Berat që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se firma e nxjerrjes së mermerit ishte në pronësi të një shtetasi grek.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026