Plagosën me armë zjarri kushëririn, arrestohen dy vëllezërit kuksianë

23 Korrik 2023 | 11:33

2 vëllezërit kuksianë që plagosën me armë zjarri kushëririn e tyre janë arrestuar.

Ngjarja ndodhi të shtunën në fshatin Shtiqen dhe V. M., 48 vjeç dhe Xh. M., 51 vjeç u shpallën menjëherë në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shtiqen, ku mbeti i plagosur me armë zjarri kushëriri i tyre.

Vijon puna dhe për kapjen e shtetasit tjetër të përfshirë në këtë konflikt (vëllai tjetër i dy të arrestuarve).

Sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur për plagosjen.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Shtiqen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit V. M., 48 vjeç dhe Xh. M., 51 vjeç, banues në Shtiqen (vëllezër).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në fshatin Shtiqen, këta shtetas, në bashkëpunim me vëllanë tjetër, shtetasin A. M. (i shpallur në kërkim), janë konfliktuar për motive pronësie, me kushërinjtë e tyre, shtetasit S. M., B. M. dhe nipin e tyre, shtetasin G. M.

Gjatë konfliktit, tre vëllezërit kanë shkatërruar me mjete të forta zetorin e shtetasit S. M.

Shtetasi Xh. M. ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin G. M., si dhe ka kanosur shtetasin S. M.

Shtetasi i shpallur në kërkim A. M. dyshohet se ka qëlluar me çifte dhe ka goditur me shkop bejzbolli, shtetasin B. M.

Shtetasit e dëmtuar janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paremendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026