Spahiu: Votat në Rrogozhinë do ndryshojnë nga emigrantët që janë kthyer me pushime

23 Korrik 2023 | 17:55

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar përsëritjen e zgjedhjeve që po zhvillohen këtë të diel në Rrogozhinë.

Ai tha për Euronews Albania se këto zgjedhje në mes të sezonit veror kur të gjithë emigrantët janë kthyer do të shërbejnë edhe si një lloj testi për të parë se cilat nga forca politike përkrahet më shumë nga emigrantët.

Spahiu tha gjithashtu se nga kjo do të vendoset edhe në rast se do lejohen emigrantët të votojnë në zgjedhjet e 2025 apo jo.

“Është një test për socialistët dhe demokratët. Nëse Rrogozhina fitohet nga opozita fitohet për dy arsye. E para se ka ndikuar skandali dhe e dyta se emigrantët që kanë ardhur në numër shumë të lartë, mund të ndryshojnë rezultatin.

Nëse rezultati ndryshon për opozitën, ky është një test, se emigrantët anojnë më shumë nga krahu i opozitës se nga krahu i qeverisë gjë që do të japë prognozën se çdo ndodh me emigrantët në 2025, nëse do lejohen të votojnë apo jo”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024